3 PIKË TË REJA
Penalltia mjaftoi për bavarezët
30 September, 2014 @19:46
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen, ka vazhduar ritmin e fitoreve në Ligë të Kampionëve.
Në ndeshjen e zhvilluar më heret sot për shkak se u zhvillua në Moskë, bavarezët kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi bavarez, Thomas Muller, i cili realizoi penalltinë e fituar të ekipit të tij në minutën e 22-të të ndeshjes.
Gjilanasi, Xherdan Shaqiri ndjeu të ftohtin e Moskës në fushë, duke u futur në lojë nga minuta e 76-të e takimit, kur trajneri Pep Guardiola e zëvendësoi Mario Gotzen.
Bayern në xhiron e parë të këtij grupi mposhti Manchester Cityn gjithashtu 1-0 dhe tani ka 6 pikë maksimale nga dy ndeshjet e para të grupit.
XHIROJA E RADHËS:
Roma-Bayern | |||
CSKA-ManchesterCity |
TABELA E GRUPIT E:
1 | Bayern | 6 pikë | 2 ndeshje | |
2 | Roma | 3 pikë | 1 ndeshje | |
3 | Manchester City | 0 pikë | 1 ndeshje | |
4 | CSKA Moska | 0 pikë | 2 ndeshje |