Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA SHOKON BALLKANIN

Për 7-minuta Malisheva shkrin epërsinë dhe mohon kreun për Ballkanin!

Për 7-minuta Malisheva shkrin epërsinë dhe mohon kreun për Ballkanin!


8 April, 2023 @17:27

Gjithçka dukej mirë dhe secili dukej i kënaqur në stadiumin e Suharekës, kur kishin mbetur edhe rreth 3 minuta të përfundonte koha e rregullt e ndeshjes. Ballkani ishte duke udhëhequr 2-0, ndërsa në duelin tjetër Drita nuk shënonte - që do të thoshte se kampioni aktual i drejtuar nga Ilir Daja do të rikthehej në krye të Superligës prej kësaj xhiroje.

Por, derisa koncentrimi ra, kundërshtari goditi dhe atë jo vetëm për të dridhur, por edhe fundosur shpresat që në këtë xhiro Ballkani të dalë në krye të Superligës. Së pari ka qenë Ronald Sobowale (88’) që uli epërsinë, ndërsa në minutën e fundit të kohës shtesë me asistimin e Behar Maliqit me përvojë, Agron Bruqi (90+4) shokoi ekipin vendas, që gaboi në mbrojtje me Stivi Frashërin e Bajram Jashanicën, për të nisur festa në taborin e mysafirëve të drejtuar nga Bylbyl Sokoli, për përfundimtaren Ballkani 2-2 Malisheva [Van Dave Harmon 60, Edvin Kuc 86 - Ronald Sobowale 88, Agron Bruqi 90+4].

TABELA AKTUALE

Edhe pse pjesa e parë nuk kishte parë gola të shënuara, me të nisur pjesa e dytë u pa se Ballkani po e kërkonte fitoren dhe atë me ngulm. E rastet nisën me Edvin Kucin (58’), që provoi nga distanca, duke rrezikuar portën e Flamur Gashit. E nuk vonoi, që në mundësinë tjetër Meriton Korenica gjeti Van Dave Harmonin, që qëlloi me kokë për epërsi (60’). Për tu bërë gjithçka edhe më e bukur, u kujdes kapiteni Kuc, që pas pasimit të Albion Rrahmanit thuajse vulosi gjithçka duke shënuar për 2-0 (86’)!

Ballkani

Por, Malisheva nuk mendoi kështu dhe kapi pikën e rëndësishme, pasi që për ta secila pikë do të thotë mbijetesë tash e tutje.

Në fund, barazimi lë Ballkanin në pozitë të dytë me 55 pikë pas 28 ndeshjesh, ndërsa Malisheva është e shtata në renditje falë golaverazhit me 30 pikë nga 28 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga