GJERMANI
Perdedaj nis stërvitjet me skuadrën e re
28 July, 2016 @10:02
Pas zyrtarizimit si lojtari më i ri i skuadrës gjermane ‘1860 München’, Fanol Perdedaj ka filluar zyrtarisht stërvitjet me skuadrën e tij të re. Madje zyrtarizimi i tij erdhi në të njëjten ditë me ish-lojtarin e Bayernit e Wolfsburgut, kroatin Ivica Olic.
Perdedaj, anëtar i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës, sezonin që e lamë pas e kaloi tek skuadra e ‘FSV Frankfurt’, me të cilën zhvilloi 30 paraqitje, ndërsa tek skuadra nga qyteti i Mynihut kaloi si lojtar i lirë, pasi që kontrata me ekipin nga Frankfurti i kishte skaduar.