FFK

Përfaqësuesja me sponzor të ri
8 July, 2015 @17:06
Sot, në hotel Emerald u mbajt konferencë me gazetarë, në të cilën u bë e ditur se kompania e shërbimeve telekomunikuese, PTK Vala, do të jetë sponzore e përgjithshme e Përfaqësueses së Kosovës.
Në konferencë ishte i pranishëm kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, dhe drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Agron Mustafa, derisa kryetari Vokrri falenderoi kompaninë në fjalë për përkrahjen e treguar ndaj FFK-së.
Federata e futbollit dhe kompania në fjalë kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare, me mundësi të vazhdimit edhe më tej.