MANCHESTER UNITED

Foto: manutd.com
Përforcimi i parë i Ten Hagut te Manchester United
5 July, 2022 @15:17
Një lojtar pak i njohur si emër, por me shumë shpresa për trajnerin e ri të Manchester Unitedit, Erik Ten Hag.
Tyrell Malacia është lojtari më i ri i Manchester Unitedit, ndërsa klubi e ka zyrtarizuar si lojtar të ri të skuadrës duke bërë të ditur që ka nënshkruar kontratë deri më qershor të vitit 2026.
Mbrojtësi holandez ka 136 paraqitje te Feyenoordi si bagazh ndërsa ka qenë pjesë e kombëtares së tulipanëve që prej grumposhave U-16 radhazi deri te seniorët. Ai është 22-vjeçar.