3 TRANSFERIME
Përforcohet Prishtina
29 March, 2016 @14:45
Dy kongolezë dhe një ganez janë bërë pjesë e FC Prishtinës që nga dita e sotme. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti.
Gauthier Mankenda – sulmues krahu, Basit Abdul Khalid – sulmues qendre dhe Flory Mbenza Ilenda – mbrojtës janë përforcimet e reja të skuadrës së Fadil Berishës, e cila këtë sezon po lufton për mbijetesë.
Makendën adhuruesit e futbollit kosovar e njohin mirë pasi që ai gjatë vjeshtës ka luajtur për Vushtrrinë.
Për momentin skuadra e Prishtinës ndodhet në vendin e dhjetë në tabelë dhe rrezikon rënien nga liga.