Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAQEDONIA VERIORE - KOSOVA

Përfundon ëndrra për EURO 2020

Përfundon ëndrra për EURO 2020


8 October, 2020 @22:27

Dhimbshëm përfundoi ëndrra për EURO 2020 për Kosovën. Dardanët përkundër se i bën ballë maqedonasve në pjesë të parë si duhet, rivalët shënonin, dhe rezultati i pjesës së parë vulosi ndeshjen, 1-2 (16’ Benjamin Kololli AG, Darko Velkovski - 29’ Florent Hadërgjonaj)

Një shut qe shkonte jashtë i Ristovskit u devijua nga Kololli për 0-1, ndërsa pas mosmarrëveshjes së portierit Dimitrovski mbrojtjen Hadërgjonaj barazoi.

Në momentin kur u ngjallë Kosova, Maqedonia shënoi pas ndërprerjes për pjesën e parë 1-2.

Në pjesë të dytë, kur duhej të ishim më energjik, Maqedonia kontrolloi lojën dhe nuk la raste për Kosovën, derisa zëvendësimet nuk patën rast të tregohen, pasi lidhja me mesfushën s’funksionoi fare.

Rasti më i mirë në pjesë të dytë nga Fidan Aliti përfundoi në korner, pasi që portieri dëboi së pari shutin e Zhegrovës, e më pas edhe të mbrojtësit për të shpëtuar dhe për të siguruar finalen e PlayOffit për Maqedoninë
.
Finalja, Gjeorgjia - Maqedonia, më 12 nëntor për biletën në EURO 2020, ndërsa Kosovës i mbetet të koncentrohet në Ligë të Kombeve për ndeshjet e radhës.


 
Të gjitha lajmet nga