MIREL JOSA
Përfundon epoka Josa
22 June, 2016 @3:59
Trajneri i deritashëm i Skënderbeut, Mirel Josa, i cili u shpall katër herë rresht kampion me skuadrën korçare, nuk do të jetë më në krye të skuadrës.
Në njoftimin e dhënë nga faqja zyrtare e klubit, thuhet se Josa nuk do të jetë më trajner i skuadrës, pas një periudhe të shkëlqyer katër vjeçare.
“Gjashtë tituj kampionë radhazi si askush tjetër më parë, katër prej tyre nën drejtimin e trajnerit Josa. Sigurisht që jeta është cikël i cili ka një fillim dhe një fund. Pas katër sezonesh fantastike me rezultate historike largohet trajneri Josa nga pankina e Skënderbeut. Jemi të sigurë që marrëdhënia do jetë po e njëjtë edhe pas kësaj ndarjeje, pasi Josa do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së një klubi i cili theu rekorde kombëtare dhe më gjërë. Faleminderit trajneri Josa, ish futbollistë, pjesëtarë të stafit, lojtarë, drejtues dhe tifozë të urojnë suksese në karrierën tënde,” thuhet në njoftim.