NDAHEN ZYRTARISHT

Përfundon gjithçka!
22 November, 2022 @18:56
Cristiano Ronaldo dhe Manchester United janë ndarë përfundimisht, ka bërë të ditur klubi anglez përmes një komunikate për shtyp.
Marrëveshja është ndërprerë tash dhe klubi e ka falenderuar për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për ekipin përgjatë dy periudhave të tij të kaluara në Old Trafford, ku portugezi shënoi 145 gola në 346 paraqitje.
“Secili në Manchester United mbetet i fokusuar për të vazhduar progresin e skuadrës nën drejtimin e Erik ten Hagut, duke punuar bashkë për të sjellë suksesin në fushë,” ka përfunduar komunikata e Unitedit.