VENDIMI I DISIPLINËS
Përfundon sezoni për Liridon Lecin
8 May, 2019 @19:36
Futbollisti i Dritës, Liridon Leci është suspenduar për gjashtë ndeshje zyrtare moslojë nga FFK sot.
Vendimin e ka marrë Komisioni Disiplinor i FFK-së pasi që ka analizuar raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese nga akterët.
“Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, Liridon Leci fyen, ofendon dhe kërcënon asistent referin Granit Hyseni. Po i njëjti lojtar, sulmon fizikisht futbollistin Hasan Hyseni (Trepça’89), duke i shkaktuar lëndime në fytyrë,” është thënë në Vendimin e KD-së.
Me këtë, Leci është dënuar me 6 ndeshje moslojë sipas radhës të organizuara nga FFK, që do të thotë se për te ky stinor ka përfunduar.