Të gjitha lajmet

MANCHESTER UNITED

Bojkot klubit, kërkohet ndërrimi i kryesisë!

Bojkot klubit, kërkohet ndërrimi i kryesisë!

7 May, 2019 @19:29

Me hashtagun #UnfollowManUnited, tifozët e Manchester United në rrjetet sociale kanë filluar një fushatë për bojkotimin e klubit që ata e përkrahin në rrjetet e ndryshme sociale.

Një sezon që po mbyllet në mënyrë të turpshme dhe një deklaratë e fuqishme nga Gary Neville, i cili e shpjegoi qartë se në çfarë menaxhimi të tmerrshëm po kalon 20-herë kampioni i Anglisë, në Sky Sports mbrëmë, kanë ndikuar edhe më tepër që tifozët e United të bashkohen mes vete kundër kryesisë së klubit, largimi i të cilëve kërkohet tash e sa vite.

Numri i ndjekësve të Manchester United në Twitter ka pësuar rënie gjatë ditës së sotme, dita e parë e kësaj fushate, mirëpo të vetëdijshëm që vetëm shkrimet në rrjetet sociale nuk mjaftojnë, qëllimi i fansave në Twitter është që të arrihet kontakt me tifozët që ndjekin ndeshjet nga afër dhe me anë të tyre të fillohet bojkotimi i klubit, qoftë me kore të ndryshme, mungesë në tribuna apo edhe me çfarëdo forme tjetër, derisa Ed Woodward, një nga fajtorët kryesorë për gjendjen e klubit, bashkë me familjen Glazers, pronare e klubit, të largohen nga klubi.

Se a do të ketë sukses kjo fushatë, mbetet të shihet në vijim.

U ULEN RROGAT

Manchester United dënon lojtarët

7 May, 2019 @16:39

Futbollistët e Manchester Unitedit sezonin e ardhshëm do të pagohen 25% më pak nga rrogat e tyre aktuale. Ky…

JAMIE VARDY

5-shja e bën më të mirin

7 May, 2019 @16:20

Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy, është përzgjedhur lojtari më i mirë i muajit prill në Premier Ligë sot. …

PEP GUARDIOLA

100% për të dytën në 3 muajt e fundit

7 May, 2019 @16:09

Pep Guardiola, është përzgjedhur trajneri më i mirë i muajit prill në Premier Ligë. Kjo është hera e dytë…

TREGIMI I MOMENTIT

Të gjithë brohoritën “mos shuto”, por ai shënoi

Foto: premierleague.com

7 May, 2019 @12:15

Prej trajnerit Pep Guardiola, e deri te futbollistët si Raheem Sterling dhe Sergio Aguero - janë konfirmuar t’i kenë brohoritur…

CITY - LEICESTER

Shpëtimtari Kompany, City përsëri lider

6 May, 2019 @22:57

Vazhdon gara e çmendur për titull në Premier League! Pas fitores së Liverpoolit ndaj Newcastlet në fundjavë, fitore me shumë…

Të gjitha lajmet nga Premier League