KUALIFIKUESE PËR EUROPIAN U19
Përgatitjet e fundit para islandezeve
14 September, 2017 @15:56
Para ndeshjes me Islandën, Kosova U-19 femrat, mbajti sot seancën stërvitore, ku kryesisht u përqendruan në situatat në lojë, pasi që më parë u analizua ndeshja Islanda – Mali i Zi, nga e cila u panë anët e forta të skuadrës islandeze si dhe pikat e dobëta të saj e nga ku mund të përfitojnë vashat tona në ndeshjen e nesërme që zhvillohet prej orës 12:30.
Është ushtruar në mbrojtje dhe sulm dhe ndërlidhjet ndërmjet reparteve. Edhe gjendja shëndetësore e futbollisteve sipas mjekut të ekipit kombëtar Milazim Gjocaj, është e kënaqshme.
Kosova U19 femrat, ka humbur ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Gjermanisë U19 femra, duke u mposhtur 3-0.