VLLAZNIA - TREPÇA '89
Vllaznia mposht kampionin, arrin fitoren e parë
13 September, 2017 @18:33
Padyshim që befasia e xhiros së katërt ka ndodhur në takimin e zhvilluar sot në Gjilan.
Skuadra e Vllaznisë, e cila është në sezonin e saj debutues në Superligë, ka arritur ta fitojë takimin ndaj Trepçës ‘89, kampionit në fuqi, duke shkaktuar kështu befasi të dorës së parë.
Të gjitha golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, ndërsa fitoren historike Vllaznisë ia dhuroi goli i Festim Alidemajt në fundin e pjesës së parë. Më herët për epërsinë fillestare kishte shënuar Almedin Murati, mirëpo kjo epërsi u shua përkohësisht nga goli i Rron Brojës nga gjuajtja e lirë.
Kjo është fitorja e parë e Vllaznisë, fitore e cila bën që kjo skuadër të largohet nga vendi i fundit në tabelë, kurse për Trepçën ‘89 kjo është humbja e dytë e sezonit.