PARA NDESHJES GJILANI-VËLLAZNIMI
Vëllaznimi mund të merr kreun sot
14 September, 2017 @9:28
Skuadra e kthyer këtë stinor në Superligë, Vëllaznimi, sot zhvillon duelin e fundit të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.
Falë rezultateve befasuese dje, si humbja e kampionit Trepça’89 nga Vllaznia dhe barazimi i Drenicës në minutat e fundit ndaj Prishtinës - i shkuan për shtati Vëllaznimit të Gjakovës - që mund të merr kreun e Superligës sot.
Vëllaznimi është mysafir i Gjilanit dhe ndeshja nis në 16:30. Gjilani nuk ka regjistruar asnjë humbje si vendas. Sidoqoftë, nëse Vëllaznimi do të fitonte këtë ndeshje, Superliga do të kishte liderin e ri pas 4 xhirove.