DRENICA - PRISHTINA
Goli i Genc Hamitit ndal Prishtinën
13 September, 2017 @18:26
Një takim me shumë raste për shënim u zhvillua sot në Skenderaj mes Drenicës e Prishtinës.
Përkundër faktit që ishte Prishtina ishte favorite për ta fituar këtë ndeshje, rastet më të mira për shënim sot i pati skuadra e Drenicës, mirëpo goli u mohua disa herë nga pritjet shumë të mira të portierit Visar Bekaj, i cili sot zhvilloi një paraqitje tejet të mirë.
Megjithë rastet për shënim, goli i parë erdhi në minutën e 83’ të ndeshjes nga mesfushori i Prishtinës Bozovic, i cili shfrytëzoi një nga rastet e vetme konkrete të Prishtinës në këtë takim. Mirëpo, kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me fitoren e kryeqytetasve, në skenë doli Genc Hamiti, i cili shënoi për 1-1 dhe takimi u mbyll pa fitues.
Për të dyja skuadrat ky është barazimi i parë i sezonit, ndërsa ky barazim bën që Prishtina të mos kalojë në krye përkundër gabimeve të kundërshtarëve në pjesën e epërme të tabelës.