Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRGATITJET NDAJ SLLOVENISË

Përgatitjet për Slloveninë, ushtrojnë të pa angazhuarit

Fotot: FFK

Përgatitjet për Slloveninë, ushtrojnë të pa angazhuarit


9 October, 2020 @20:20

Reprezentacioni i Kosovës ka mbajtur sot stërvitjen e parë pas ndeshjes gjysmëfinale të “play-off”it për kualifikim në Evropian.

Në seancën e mbajtur në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas morën pjesë vetëm futbollistët që nuk u paraqitën në duelin e mbrëmshëm kundër Maqedonisë së Veriut dhe ata që kishin më pak minuta në këtë takim.

Ndërkohë, ekipit iu bashkua edhe portieri Samir Ujkani, i cili do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Greqisë.

Tashmë futbollistët dardanë kanë lënë pas shpine zhgënjimin e madh të përjetuar mbrëmjen e kaluar, duke u përqendruar plotësisht në dy ndeshjet e radhës me qëllim të prezantimin sa më të denjë.

Nesër Kosova e zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Slloveninë në stadiumin Fadil Vokrri, në orën 19:00, derisa paraprakisht në orën 18:30 mbahet konferenca për media.

Ndeshja Kosova - Sllovenia zhvillohet të dielën me fillim prej orës 20:45 në Fadil Vokrri të Prishtinës.

Drejtuesit e FFK-së kanë kërkuar leje nga MSH për të lejuar një numër të publikut në ndeshje, sipas rregullave të lehtësimit nga UEFA-ja, që kap afro 30% të kapacitetit të stadiumit, por ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

Në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve Kosova ka 1 pikë të fituar nga 2 ndeshjet e para të zhvilluara.

Kosova asnjëherë më parë nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare e as miqësore ndaj Sllovenisë, prej se është bërë pjesë e UEFA-së e FIFA-së.

Sllovenia nuk ka pësuar asnjë humbje në grup, pas 2 ndeshjeve të zhvilluara.


 
Të gjitha lajmet nga