SI KALOI STINORI?

Përmbledhja e Superligës shqiptare
5 June, 2014 @14:21
SKënderbeu i Korçës ka fituar titullin e katërt me radhë në Superligën e futbollit shqiptar, derisa Kukësi, që luftoi në dy fronte deri në fund, u zhgënjye duke përfunduar nënkampion dhe si finalist i Kupës.
Skënderbeu
Duke qenë se trajneri i korçarëve, Mirel Josa, arriti stinorin e kaluar të çojë Skënderbeun drejt titullit, ai e bëri këtë përsëri, por me rezultate jo të mira në fund, kur Skënderbeu u mposht në 5 nga 8 ndeshjet e fundit të kampionatit.
“Ka qenë stinor i vështirë. Jam i lumtur që i ndihmova ekipit në fitore të titullit të radhës,” ka thënë sulmuesi kroat i Skënderbeut, Pero Pejic, transmeton uefa.com.
Flamurtari
Zhgënjimi më i madh i nënkampionit, Kukësi, ka qenë disfata në finale të Kupës. Ekipi verilindor i Shqipërisë së paku kërkonte Kupën e Shqipërisë, por këtë ia kishte mohuar Arbër Abilaliaj i Flamurtarit me një gol të shënuar në fund të pjesës së parë të finales së zhvilluar në Tiranë.
“E jashtëzakonshme, si për ekipin ashtu edhe për tifozët,” ka thënë Franc Veliu, kapiten i Flamurtarit, derisa mesfushori i dikurshëm i kombëtares, Gilman Lika shtoi:
“Erdha në skuadër për ta çuar atë në Europë. Këtë e arritëm dhe jam shumë i lumtur,” transmeton faqja e shtëpisë europiane të futbollit fjalët e Likës.
FAKTE:
Siguruan dalje në Europë: | Skënderbeu (kual. Liga e Kampionëve), Kukësi (kual. Europa League), Laçi (kual. Europa League) dhe Flamurtari (kual. Europa League); | ||
Lojtari i vitit: | Daniel Xhafaj - 37 vjeçari i Teutës ka vazhduar të shënojë gola dhe i ka ndihmuar ekipit të tij që të përfundojë stinorin në vend të katërt. | ||
Golashënuesi më i mirë: | Pero Pejic - 20 gola në stinorin 2013/14 me Skënderbeun. | ||
Ranë nga elita: | Besa, Lushnja, Bylisi dhe Kastrioti; | ||
Hynë në elitë: | Elbasani dhe Apollonia; |