ANFIELD ROAD

REUTERS
Emre Can kalon te Liverpool
5 June, 2014 @13:45
Mesfushori i ri gjerman me origjinë turke, Emre Can, do të jetë futbollisti më i ri i Liverpoolit, njoftojnë mediat angelze sot.
Can, i cili ka kaluar stinorin në Bayer Leverkusen, pasi që ishte lojtar i kampionit Bayern, ka pranuar të kalojë te nënkampioni i Anglisë stinorin që vjen, shkruan edhe uefa.com.
“Ne i dëshirojmë të gjitha të mirat atij në Premier League,” ka thënë shefi ekzekutiv i Aspirinëve, Michael Schade.
Ky është transferi i dytë i Liverpoolit pas përfundimit të stinorit si nënkampion në Angli, derisa Can 20 vjeçar thuhet të jetë përforcim i qëlluar.
Ditë më parë Liverpool zyrtarizoi edhe sulmuesin anglez, Rickie Lambert.