CIES RAPORT

REUTERS
Messi vlen sa 2 Cristiano Ronaldo!
5 June, 2014 @12:38
Sulmuesi i Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi, është vlerësuar dyfish më shumë sesa ai i Porugalisë dhe Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka raportuar sot CIES në raportin e kalkuluar deri më 1 qershor.
Derisa Lionel Messi varion në çmim prej 200.2 milionë euro - 232.6 milionë euro, Cristiano Ronaldo luan prej 105.7 milionë euro në 122.9 milionë euro.
Pas dyshes së madhe të futbollit të sotëm vjen sulmuesi uruguajan i Liverpoolit, Luis Suarez që në maksimalen e tij kalon për 14.5 milionë, 100 milionëshin.
Të tjerët e renditur me radhë në TOP 60 futbollistët sipas hulumtuesve për futboll të CIES-it, janë: Eden Hazard, Neymar, Paul Pogba, Gareth Bale, Mesut Ozil, Edinson Cavani dhe Mario Gotze - që kompletojnë 10-shen më të shtrenjtë në botën e futbollit sot.
TOP 10 sipas CIES:
1 | Lionel Messi | Argjentinë dhe Barcelonë | max 232.6 mln euro | |
2 | Cristiano Ronaldo | Portugali dhe Real Madrid | max 122.9 mln euro | |
3 | Luis Suarez | Uruguaj dhe Liverpool | max 114.5 mln euro | |
4 | Eden Hazard | Belgjikë dhe Chelsea | max 88.3 mln euro | |
5 | Neymar Jr | Brazil dhe Barcelonë | max 73.0 mln euro | |
6 | Paul Pogba | Francë dhe Juventus | max 70.4 mln euro | |
7 | Gareth Bale | Uells dhe Real Madrid | max 67.8 mln euro | |
8 | Mesut Ozil | Gjermani dhe Arsenal | max 57.2 mln euro | |
9 | Edinson Cavani | Uruguaj dhe Paris St Germain | max 55.8 mln euro | |
10 | Mario Gotze | Gjermani dhe Bayern | max 54.6 mln euro |