Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - FERIZAJ

Përmbysje për fitore, Dukagjini forcon vendin e gjashtë

Përmbysje për fitore, Dukagjini forcon vendin e gjashtë


2 April, 2023 @16:53

Në “18 Qershori” të Klinës, Dukagjini sot ka arritur ta mposhtë Ferizajin mysafir, fitore me të cilën Dukagjini i largohet edhe më shumë zonës së rrezikshme.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, kurse fitorja e Dukagjinit erdhi në pjesën e dytë, 3-1 (Vitor Hugo 10’, Maclei Santos 60’, Oto John 76’ / Behar Bardhi 7’) pas 90 minutave lojë.

I shërbyer nga Edon Sadriu, Behar Bardhi shënoi me kokë për 0-1 të mysafirëve, e më pas Dukagjini barazimin e gjeti përmes golit të Vitor Hugos tre minuta më pas.

TABELA AKTUALE

Në minutën e 60’, Marclei Santos shënoi për 2-1 të Dukagjinit. Asistues te ky gol ishte Vladyslav Khomutov, ndërkohë që fitorja u vulos nga Oto John në minutën e 76’.

Pas këtij goli të pësuar, Ferizaj u tregua i pafuqishëm që të rikthehet në lojë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 3-1 në të mirë të Dukagjinit.

Kjo fitore ia forcon Dukagjinit edhe më tepër pozitën e gjashtë në renditje, kurse Ferizaj vazhdon ta rrezikojë seriozisht rënien nga elita e futbollit kosovar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga