Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C: PERU - DANIMARKA

Peru s’shfrytëzon VARiantin, Poulsen shpëton Danimarkën

Peru s’shfrytëzon VARiantin, Poulsen shpëton Danimarkën


16 June, 2018 @19:57

Nëse nuk shënon,pëson!. Ky ligj i futbollit u aplikua në ndeshjen Peru - Danimarkë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, referi i ndeshjes vendimin për penallti e mori pasi që e shikoi video inçizimin, por këtë rast nuk e shfrytëzoi lojtari i Perusë, Christian Cueva i cili e gjuajti topin mbi portë.

Ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes, pas asistimit të Christian Eriksenit, në minutën e 59-të shënoi Yussuf Poulseni, ku mjaftoi rezultati minimal 1-0 për 3 pikë për Danimarkën.

TABLEA AKTUALE / RUSIA 2018

Deri në fund të ndeshjes, Peruja i kishte edhe disa raste për të shënuar, por Kasper Schmeichel ishte në formë.

Danimarka me këtë fitore arriti një avantazh shumë të mirë në Grupin C për t’u kualifikuar nga grupi, derisa ndeshjen e dytë do të luajnë kundër Australisë më 21 qershor.


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018