GRUPI D: ARGJENTINA - ISLANDA
Islanda debuton me barazim
16 June, 2018 @17:15
Shkëlqimi i Islandës në vitet e fundit, vazhdoi edhe në debutimin e tyre në Kupën e Botës Rusia 2018.
Islanda arriti ta befasoi Argjentinën, duke përfunduar ndeshjen me barazim 1-1.
Argjentina kaloi në epërsi me golin e Sergio Agueros në minutën e 19-të, derisa Islanda e barazoi rezultatin me Alfred Finnbogasonin në minutëne 23-të.
Super ylli i Argjentinës, Lionel Messi, në minutën e 64-të e kishte rastin për ta kaluar në epërsi skuadrën e tij nga penalltia, por portieri Hannes Halldorsson nuk e lejoi këtë duke ia mbrojtur penalltinë e super yllit dhe kështu përfundoi ndeshja.
Argjentina në ndeshjen e dytë do të përballet me Kroacinë më 21 qershor, derisa Islanda me Nigerinë më 22 qershor.