KASTRIOT REXHA
Lë kampionin
16 June, 2018 @12:15
Pas përfoljeve të shumta më në fund u zyrtarizua. Sulmuesi i deritashëm i Dritës, Kastriot Rexha, ka nënshkruar me Feronikelin dhe është zyrtarizuar sot përmes një njoftimi nga klubi i tij i ri.
Kastriot Rexha në stinorin e kaluar ka qenë golashënuesi më i mirë i Dritës, ku këta të fundit u shpallën kampionë. Rexha shënoi 13 gola në stinorin e kaluar për Dritën, ndërsa tash do të djersit fanellën e Feronikelit.
Shiko > > > KREJT GOLASHËNUESIT E SUPERLIGËS
Rexha 29 vjeç më parë ka qenë pjesë e Besës, Prishtinës, Trepçës’89 dhe Vllaznisë.