GRUPI B: MAROKU - IRANI
Irani triumfon falë autogolit
15 June, 2018 @18:57
Një autogol, në tentim të largimit të krosimit, ka qenë i mjaftueshëm, që Irani të fitojë ndeshjen e parë hapëse ndonjëherë në Botëror.
Irani ka mposhtur Marokon, 1-0 në duelin e parë të Grupit B ku favoritë absolut llogariten Portugalia dhe Spanja, që ndeshen më vonë.
Ka qenë Azazi Bouhaddouz lojtari më pafat i ditës së sotme, që ka shënuar në portën e kundërt, ndërsa ka çuar në festë Iranin e drejtuar nga portugezi Carlos Queiroz.
Përndryshe, në ndeshje u panë shumë raste, derisa ekipet kërkonin golin pa ndalë, për shkak se kundërshtarë të radhës në grup kanë favoritët.
Tash, Maroku do ta ketë vështirë edhe të shpresojë, derisa Irani do të kërkojë befasinë.