VUSHTRRI
Osmani vazhdon me Vushtrrinë
15 June, 2018 @1:19
Njëri ndër sulmuesit më të dalluar të stinorit të kaluar në Ligë të Parë të Kosovës, Labinot Osmani, ka vazhduar kontratën me Vushtrrinë edhe për një stinor, ka bërë të ditur mbrëmë ekipi bardhekaltër nga Ferki Aliu.
Labinot Osmani, do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit të ekipit edhe një stinor të Vushtrria, ekip ky që vetëm pas penalltive dështoi të arrinte Superligën në 2017/18 pasi që u mposht në barazh nga Flamurtari i Prishtinës.
“Falenderojmë Labin për gatishmërinë dhe vullnetin për të qenë pjesë e klubit edhe për një stinor,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i ekipit të Vushtrrisë sot.
Më parë, Vushtrria ditë më parë ka emëruar trajner shkodranin, Samuel Nikaj, ndërsa drejtor sportiv futbollistin e dikurshëm të ekipit, Muhamed Dragusha. Gjithashtu, ekipi ka rinovuar kontratat me lojtarët kyq të skuadrës.