QARABAG
Agolli vendos për 2 sekonda
15 June, 2018 @1:06
Mbrojtësi i krahut i kombëtares shqiptare dhe i ekipit të Qarabagut në Azerbejxhan, Ansi Agolli, ka vazhduar kontratën me ekipin e tij aktual edhe për një stinor.
Njoftimin e ka bërë vetë Agolli 35 vjeç, përmes një postimi në Instagram sot. Tiranasi Agolli, ka kaluar tashmë 8 stinorë te kampioni i shumëfishtë azer, ndërsa në postimin e tij ka bërë të ditur se pas kërkesës së klubit, atij i janë dashur vetëm 2 sekonda për të vendosur.
Agolli në stinorin 2009/10 la Tiranën për të kaluar në Kryvbas të Ukrainës, ndërsa në stinorin 2010/11 kishte kaluar në Qarabag, ku ka kaluar tetë stinorët e fundit dhe tashmë, do të vazhdojë edhe për stinorin e nëntë aty.