PEJË
Besa prej OJQ-së bëhet SHA
15 June, 2018 @1:26
Ish kampionja e Kosovës, që stinorin 2017/18 nuk e mbijetoi në Superligë duke u rrëzuar në Ligë të Parë, Besa, përmes një komunikate të lëshuar në rrjete sociale ka bërë të ditur se tash e tutje është Shoqëri Aksionare.
“Kryesia e KF Besa, me në krye kryetarin Mustafë Nila, njofton të gjithë dashamirët e klubit që është arritur marrëveshja e shumëpritur për kalimin e klubit nga OJQ në SHA,” ka shkruar komunikata.
Korporata Dukagjini, me në krye Ekrem Llukën është bërë bartëse e aksioneve në klubin e famshëm pejan, ndërsa aksionarë tjerë janë edhe Komuna e Pejës dhe disa kompani tjera.