BARAZIM NË PRISHTINË
Përvetica ia mohon fitoren Prishtinës së Re
27 April, 2024 @20:46
Adonis Përvetica ka shënuar dy herë për Ramiz Sadikun sot në përballje ndaj Prishtinës së Re, për t’i ndalë këta me barazim, në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B, xhiroja XXIV: Prishtina e Re - Ramiz Sadiku 2-2 [Urim Statovci 34’, Samir Sadriu 67’ - Adonis Përvetica 51’, 82’].
Barazimi i prish punë Prishtinës së Re, që mund të humb hapin për sigurimin e Superligës direkt, pasi që është duke ndjekur Ferizajin lider. Ekipi i drejtuar nga Elon Berisha përkundër se dy herë avancoi, nuk arriti ta sigurojë fitoren në fund dhe kështu pikët u ndanë.
Prishtina e Re e dyta në renditje ka 54 pikë nga 24 ndeshje, sa ka edhe Ferizaji lider me një më pak të luajtur. Ramiz Sadiku ndërkaq, mbetet i pesti në renditje me 29 pikë dhe rehat në tabelë.