Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE ME PËRMBYSJE

Phoenix përmbys Drenasin, ende shpreson në barazh

Phoenix përmbys Drenasin, ende shpreson në barazh


6 May, 2023 @22:43

Skuadra e Phoenixit po vazhdon të luftojë për të kërkuar vendin në barazh për Superligë. Ekipi i drejtuar nga Gani Sejdiu sot, pas pjesës së parë pa gola dhe pas pranimit të golit të parë, ka reaguar shpejt për të fituar ndeshjen ndaj Drenasit, ashtu që të arkëtojë tri pikë të reja.

Drenasi 1-2 Phoenix [Visar Aliu 65’ - Enis Stublla 69’, Fatjon Bunjaku 71’]. Ndeshja do të mund të kishte rrjedhë tjetër po të shënonte Drenasi penalltinë e fituar në pjesë të parë, por sulmuesi i tyre shutoi në mes, ndërsa portieri i Phoenixit e mbrojti atë. Kapiteni Enis Miranaj asistoi te të dyja golat e Phoenixit në fitore.

Fitorja bën që Phoenixi në vend të tretë të arrijë 46 pikë, 4 më pak se Liria që është e dyta, ndërsa pozita e dytë dërgon në barazh për Superligë. Në anën tjetër Drenasi po luan ndeshjet e mbetura për prestigj, duke qenë i teti në renditje me 30 pikë nga 25 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë