Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BANJË

Phoenix zyrtarizon portierin e Istogut

Phoenix zyrtarizon portierin e Istogut


27 June, 2022 @11:13

Skuadra e Phoenixit (ish-Onix) që garon në Ligë të Parë të Kosovës, Grupi A, ka bërër të ditur se ka arritur marrëveshje me portierin e Istogut.

Dardan Podrimaj, pas lojërave të treguara me Istogun, si duket ka bindur drejtuesit e Phoenxit për ta transferuar atë dhe ekipi i tij i ri ka bërë të ditur se ai ka nënshkuar kontratë deri më korrik të vitit të ardhshëm me skuadrën.

“Dardan Podrimaj nënshkruan me FC Phoenix! FC Phoenix ka transferuar nga FC Istogu portierin e talentuar Dardan Podrimaj. Podrimaj ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë. Ne i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me ngjyrat e klubit tonë!” - ka shkruar Phoenix në njoftimin e tyre për ardhjen e re në ekip.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë