GJILAN
Pjesa e parë, përcakton ndeshjen
18 October, 2015 @15:59
Dy gola të shpejtë të shënuar në pjesë të parë, një nga Liria e pastaj nga Drita, kanë bërë që skuadrat t’i ndajnë pikët në fund të ndeshjes.
Liria, që luajti ndeshjen e parë në Superligë me Erdogan Celinën trajner, ka dalë heret në epërsi përmes Blendi Memajt, ndërsa Drita barazoi pak më vonë përmes Alban Shillovës.
Liria pati ende raste përmes Florim Bërbatovcit, që nuk arriti të realizojë, kjo e pjesës së parë, derisa në pjesën e dytë Drita pati më shumë dominim dhe raste, por dy herë Endrit Krasniqi dhe njëherë Egzon Shabani nuk arritën të gjejnë portën e mysafirëve nga Prizreni, për t’i ndarë pikët në fund.