PAJAZITI
Pjesa e parë vendosi
1 November, 2015 @16:19
Trajneri i Gjilanit Sedat Pajaziti pas disfatës nga Drita sot ka thënë se ekipi i tij ka përjetuar pjesën e parë më të keqe të stinorit, që ka qenë edhe arsyeja e humbjes sipas tij.
“Ka qenë pjesa e parë më e keqe që e kemi luajtur deri sot. Çdo ekip ka një ditë të keqe, por nuk është dashur të ndodh në derbi,” ka thënë Pajazitit për mikrofonin e Supersportit pas ndeshjes sot.
“Sidoqoftë, futbollistët duhet që si në humbje ashtu edhe në fitore të mbajnë kokën lartë,” ka shtuar trajneri i kuqebardhëve.
Gjilani ka pësuar në derbin e këtij qyteti ndaj Dritës, 0-2. Derbi gjilanas është ndeshja më e ndjekur në Kosovë, që mbush tërë stadiumin.
Gjilani kishte mposhtur Dritën në duelin e parë mes tyre këtë stinor 3-0. Me fitore, Drita doli në vend të shtatë, ndërsa Gjilani ka mbetur 4 pikë pas kryesuesit, Ferronikeli.