VIZITA ZYRTARE

Platini nesër në Tiranë
18 February, 2014 @16:46
Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, nesër do të vijë në Shqipëri për vizitë njëditore, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
Platini do të pritet në aeroportin Nënë Tereza në ora 09:00 nga Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, dhe më pas do të takohet edhe me Kryeministrin, Edi Rama, në selinë e kryeministrisë.
Në fund të këtij takimi do të ketë një konferencë për shtyp, ku do të tregohet qëllimi, marrëveshjet dhe realizimi i akorduar për futbollin shqiptar ndërmjet UEFA-së dhe qeverisë shqiptare.