ARIJANET MURIC
Portieri i Kosovës pranë Spanjës
10 September, 2020 @16:56
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq pritet të huazohet te klubi spanjoll Girona, njofton “Mundo Deportivo”.
Muriq do të huazohet nga Manchester City. Ai edicionin e kaluar ishte i huazuar te Nottingham Foresti, një kategorinë e dytë të Anglisë, por qëndroi pjesën më të madhe të stinorit në bankinë. Luajti në total pesë ndeshje.
Muriq 21-vjeçar ishte transferuar nga Manchester City disa vjet më parë.