Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAFET PREKAZI PAS NDESHJES

Prekazi për humbjen: Mungoi përvoja!

Foto: FFK

Prekazi për humbjen: Mungoi përvoja!


14 November, 2020 @12:09

Selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi, në konferencën për shtyp pas humbjes së Kosovës U21 nga Shqipëria U21 ka thënë se lojtarëve të tij u mungonte përvoja në këtë ndeshje.

Kosova U21 humbi gjasat për kualifikim në EURO 2021 muajin e kaluar. Ndërsa ndeshjet e nëntorit po i zhvillon sa për të përcaktuar pozitën përfundimtare në Grupin 3 kualifikues, ku lidere absolute është Anglia U21.

“Taktikisht lojtarët nuk kanë qenë në nivelin e duhur. I futa lojtarët e shpejtë si Selmanin dhe Baftiun për të shpejtuar lojën dhe biseduam për dobësitë në pjesë të parë,” ka thënë Prekazi.

“Ata shfrytëzuan gjysmërastin dhe shënuan. Na kushtoi mospërvoja. Kjo u vërejt te rasti i Kryeziut. Ai krijoi disa herë mundësi, por nuk pati përvojën e duhur. Bile, ai pati edhe problem me frymëmarrje, pasi që niveli i lojës së lartë kërkon përvojë tjejtër,” ka shtuar selektori i të rinjëve të Kosovës.

Kosova U21 pas 9 ndeshjeve të zhvilluara është aktualisht në pozitën e parafundit në grup, ndërsa duelin e fundit në grup do ta zhvillojë ndaj Turqisë U21, për të mbyllur këtë cikël kualifikues.

Në rast të fitores, Kosova U21 mund të ngritet në pozitë të katërt.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova