SHPËRBLIME PËR FITOREN
Premitë e kuqezinjëve
20 June, 2016 @1:01
I gëzuar pas ndeshjes përveç shqiptarëve kudo në botë është shprehur edhe Armando Duka, presidenti i FSHF-së,
I pyetur nga Supersport pas ndeshjes Rumani-Shqipëri, Armando Duka deklaroi:
“Objektivi është arritur. Jemi kënaqur që kemi ardhur deri këtu, mirëpo nuk kemi biletë kthyese. Do të qëndrojmë në Francë sa më tepër që mundemi.
Jam i lumtur për fitoren, por isha i lumtur edhe para ndeshjes duke parë shqiptarë që ishin të pranishëm në të gjithë Francën dhe duke festuar e qenë me ne në të gjithë botën.
Do të ketë premi për lojtarët. Kryeministri ka premtuar pasaporta diplomatike për të gjithë lojtarët, pasi që ata janë ambasadorët tonë më të mirë. Përveç pasaportave, do të ketë edhe shpërblime me një vlerë të caktuar monetare për secilin lojtar.”
Shuma që spekulohet se do t’i dhurohet secilit lojtar pritet të jetë 100 mijë euro, por ende nuk është konfirmuar asgjë.