KALKULIME
Si kualifikohet Shqipëria?
20 June, 2016 @0:13
Pas fitores së Shqipërisë ndaj Rumanisë dhe sigurimit të vendit të tretë në Grupin A, gjasat për kualifikim në 1/8 e finales janë reale, mirëpo kjo varet nga rezultatet në grupet tjera në ditët në vijim, pasi që vetëm 4 nga 6 vendet e treta kalojnë në fazën tjetër.
Le të shohim se çka duhet të ndodhë në ndeshjet tjera që Shqipëria të jetë njëri nga 4 vendet e treta më të mira dhe të kualifikohet:
1. Grupi B: Rusia nuk duhet ta fitojë takimin ndaj Uellsit dhe Anglia duhet ta mposhtë Sllovakinë me minimum 3 gola epërsi.
2. Grupi C: Ukraina nuk duhet të fitojë me minimum 3 gola dhe Gjermania duhet ta mposhtë Irlandën Veriore me 4 diferencë.
3. Grupi D: Turqia të barazojë me Çekinë ose të fitojë me vetëm 1 gol diferencë.
4. Grupi E: Belgjika dhe Italia të mos pësojnë humbje në ndeshjet e tyre.
5. Grupi F: Hungaria ta mposhtë Portugalinë dhe Islanda të mos mposhtet nga Austria
Gjasat më reale që vendet e treta të jenë me pikë/golaverazh më të dobët se Shqipëria janë nga Grupet D dhe E.