IORDANESCU
40’000 tifozë u dhanë zemër atyre
20 June, 2016 @0:13
Trajneri i Rumanisë, Anghel Iordanescu, menjëherë pas ndeshjes së humbur nga Shqipëria ka thënë se ekipi i tij nuk e meritoi kualifikimin pas humbjes nga kuqezinjtë.
“Humbja është humbje. I kërkojmë falje të tanëve. Kemi pasur raste. Pranuam gol nga gabimi në mbrojtje. Në pjesën e dytë morrëm kontrollin, por nuk mund të shënonim. Aty ishin mbi 40 mijë tifozë shqiptarë dhe energjia e tyre iu transmetua ekipit. Sa i përket Shqipërisë, ata kanë evolvuar në vitet e fundit. Nga 23 shqiptarë në ekip, 21 luajnë jashtë vendit… Nëse nuk e kemi fituar këtë ndeshje, nuk kemi merituar kualifikimin. Kjo ka qenë ndeshja e jetës për këta djem, ndërsa kualifikimi tutje do të ishte shpërblimi,” ka thënë Iordanescu.
Rumania përfundoi e fundit në Grupin A dhe është përshëndetur nga EURO2016.