Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - FERONIKELI

Prishtina e Feronikeli ndajnë pikët

Prishtina e Feronikeli ndajnë pikët


27 September, 2017 @17:29

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e Feronikelit, ku Prishtina ‘në letër’ ishte vendase, sot nuk pati fitues.

Takimi filloi me një rast të Mark Milicajt, i cili ishte shumë afër golit pas gabimit të Visar Bekajt në minutën e 6’, mirëpo portieri në fjalë e përmirësoi gabimin e tij dhe porta e Prishtinës mbeti e paprekur.

Më pas, pjesa e parë kaloi pa shumë raste konkrete për shënim dhe u mbyll 0-0.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Gjërat për ‘Niklin’ u lehtësuan nga minuta e 59’ e ndeshjes, kur Diar Miftaraj i mysafirëve u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, gjë që ndikoi në shtimin e rasteve për shënim nga radhët e Feronikelit. Për t’u përmendur janë rastet e Granit Arifajt në minutën e 87’, moment në të cilin ky lojtar shpërdoroi një rast tejet të volitshëm për gol, kurse pas tij edhe Behar Maliqit iu mohua goli nga portieri Bekaj 3 minuta para fundit të ndeshjes dhe ndeshja u mbyll me shifrat përfundimtare 0-0.

Ky është barazimi i dytë me radhë i Prishtinës që nga emërim i Mirel Josës si kryetrajner, ndërsa për Feronikelin ky barazim është i pari këtë sezon.


 
Të gjitha lajmet nga