LIRIA-DRENICA
Fitore minimale e Lirisë
27 September, 2017 @15:22
Liria ka arritur të shënojë fitoren e tretë të stinorit nën drejtimin e Bledi Shkëmbit. Prizrenasit kanë mposhtur me vështirësi sot Drenicën, me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar i riu Zenel Gavazaj, që u inkuadrua si zëvendësues në pjesë të parë, e pastaj në pjesë të dytë u desht të zëvendësohej pasi që pësoi një lëndim, me ç‘rast u dërgua në spital me autoambulancë.
Taulant Dajaku, gjatë rezultatit 0-0, ka tentuar një parabolë, pasi që u gjet i vetëm para portierit Edvan Bakaj, por ajo për pak nuk përfundoi në portën e bardhezinjëve.
Kjo ka qenë e tëra nga pjesa e parë, ndërsa në pjesë të dytë raste konkrete nuk kishte, derisa ekipet tentonin të bënin diç më shumë, por pa rrezikuar seriozisht.
Fitorja e tretë e Lirisë, e treta në shtëpi, ndërsa Drenica përjetoi humbjen e katërt të stinorit.