KRYEQYTET

BOROZANI/Erdis Driza
Prishtina e Krasniqit, radhit fitoret - e dyta
9 May, 2015 @17:28
Prishtina ka shënuar edhe fitoren e katërt me radhë në Superligë, prej se ekipin po e drejton Ramiz Krasniqi.
Bardhekaltërit kanë qenë tepër të fortë për Treçën e fundosur në tabelë, derisa lideri i golashënuesve, Labinot Osmani, ka shtuar edhe dy të tjerë llogarinë e tij sot.
Prishtina me këtë fitore ka kaluar në vend të dytë të tabelës, pasi që Besa pësoi nga kampioni në fuqi, Kosova e Vushtrrisë, ndërsa serinë e golave të prishtinasve ndaj Trepçën, si qershi mbi tortë e bëri Mentor Zhdrella me një gol mjeshtëror nga afro 25 metra, pasi që vërejti portierin mitrovicas pak të dalë nga vendi i tij.
Prishtina tash del në vend të dytë tabelës dhe ka tre pikë më pak se Ferronikeli lider.