CONFERENCE LEAGUE
Prishtina e madhe, mposhtë kampionin e Norvegjisë
5 August, 2021 @22:05
Kampionja e Superligës së Kosovës, Prishtina, arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj skuadrës Bodo/Glimt.
Përkundër se norvegjezët ishin favoritë shumë të mëdhejë në krahasim me Prishtinën që kishte koeficient 9 për fitore, bardhekaltërit me lojë të mirë, arritën të befasojnë norvegjezët duke shënuar fitore në Fadil Vokrri me rezultat 2-1.
Që në minutën e 11, Prishtina pësoi gol nga lojtari Patrick Berg, derisa rezultatin e barazoi Oto John në minutën e 44’.
Në minutën e 82’, lojtari i Bodo/Glimt shënoi një autogol dhe me rezultat 2-1 në favor të Prishtinës përfundoi ndeshja e parë kualifikuese të rrethit të tretë në Conference League.
Prishtina me këtë fitore është shumë afër kualifikimit, derisa ndeshja e dytë do të luhet më 12 gusht.