KNOCKOUT
Prishtina goditet rëndë nga Hajvalia
24 May, 2015 @17:52
Prishtina nuk ka arritur të mbajë ritmin ndjekës ndaj Ferronikelit lider sot.
Ekipi i Ramiz Krasniqit ka pësuar në Kishnicë nga Hajvalia, që shënoi fitore me rezultat 2-0 në fund.
Semir Zeneli i kishte dhënë epërsinë ekipit të Emin Bajramit, derisa krejt në fund, Mërgim Pefqeli vulosi fatin e takimit.
Prishtina kishte më shumë topin në dispozcion, tentoi për shënim, por asnjëherë nuk e arriti këtë.
Prishtina bie në pozitë të tretë të klasifikimit me këtë xhiro, derisa tashmë Ferronikeli shkon drejt titullit thuajse vetë.