KAMPIONJA IA VAZHDON KONTRATËN TRAJNERIT

Prishtina i beson Ramadanit edhe për 2 sezone
19 August, 2021 @23:43
Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina, ka bërë të ditur sonte se ia ka vazhduar kontratën trajnerit Zekirija Ramadani edhe për dy sezone tjera.
Pas suksesit historik të arritur në Ligën e Konferencës, ku bardhekaltërit shkuan deri në rrethin e tretë kualifikues dhe titullit kampion të arritur pas 7 vitesh pritjeje, Prishtina nuk ka menduar shumë.
Vetëm disa ditë para fillimit të stinorit 2021/22 kanë bërë të ditur se shkupjani Ramadani do të vazhdojë me klubin deri në fund të stinorit 2022/23.
Bashkë me të, kontratën e ka vazhduar edhe drejtori sportiv Fisnik Kërçeli, që kishte punuar më parë për Dritën. Edhe Kërçelit kontrata i është vazhduar për dy vite tjera.