Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RËNDËSISHME

Prishtina i kthehet fitores, duke mposhtur Ferizajin e rrezikshëm

Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina i kthehet fitores, duke mposhtur Ferizajin e rrezikshëm


15 April, 2023 @17:47

Pas humbjes së shënuar ndaj Dukagjinit në shtëpi në xhiron e kaluar, Prishtina i është kthyer fitores, derisa ekipi i drejtuar nga Debatik Curri ka fituar ndeshjen ndaj Ferizajit të Andrej Panadicit me rezultat përfundimtar, Prishtina 2-0 Ferizaji [Leotrim Kryeziu 45+4 pen., Endrit Krasniqi 74].

Sa e rëndësishme ka qenë kjo fitore për bardhekaltërit vendas ka treguar gëzimi i madh i lojtarëve pas secilit gol të shënuar, ndërsa Ferizaji kishte nisur më mirë ndeshjen dhe dukej më konkret në lojë dhe në atë që kërkonte nga ndeshja.

TABELA AKTUALE

Mirëpo, kah fundi i pjesës së parë penalltia e fituar e Prishtinës dhe e konkretizuar nga Leotrim Kryeziu, që dha golin e tij të pestë të stinorit, ka bërë që ekipi të merr krahë dhe në pjesë të dytë goli i mesfushorit kreativ të tyre, Krasniqi, mbylli të gjitha dilemat deri në fund të ndeshjes.

Fitorja bën që Prishtina të rifutet në garë për vend të tretë të renditjes tabelare, pasi që tash ka 41 pikë (2 më pak sesa Gjilani) dhe gjendet në pozitë të katërt pas 29 ndeshjesh. Ndërsa Ferizaji bie në zonën e barazhit sot me humbje, duke qenë se ka 31 pikë nga 29 ndeshje.



i:

FC Prishtina – FC Ferizaj 2:0 (1:0)

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Besnik Morina, Alban Ejupi, Lirim Jashari. VAR: Isak Ceroviku.

Shënues: Leotrim Kryeziu 45+4′ (pen), Endrit Krasniqi 74′

FC Prishtina: Agron Kolaj, Gledi Mici, Bujar Pllana, Ramiz Bytyqi, Muhamed Useini, Kushtrim Gashi, Mërgim Pefqeli (Jalen Blesa 90+1), Albin Prapashtica (Fitim Susuri 87’), Hasan Hyseni (Genc Hamiti 81’), Leotrim Kryeziu, Endrit Krasniqi. Trajner: Debatik Curri.

FC Ferizaj: Marko Jovanovski, Edon Sadriu, Gentrit Halili, Drilon Islami, Behar Bardhi, Albin Krasniqi, Ergon Hyseni (Jasmin Mecinovikj 31’ – Ramush Ramadani 70’), Filip Gligorov (Enhar Cakolli 64’), Qlirim Avdulli, Gentrit Ramusa (Kenan Orana 64’), Mateo Panadic (Betim Haxhimusa 70’). Trajner: Andrej Panadic.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga