ANALIZË

BOROZANI/ Erdis Driza
Prishtina, kampionja e dekadës
Shkruan: Lis Dorambari
21 July, 2015 @17:25
Megjithëse sivjet është shpallur kampion për herë të parë në histori, për skuadrën e Ferronikelit ky sukses duket i pamjaftueshëm për të qenë në krye të skuadrave më të suksesshme në dhjetë vitet e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo për arsye se Ferronikeli vetëm në tre edicionet e fundit është pjesë e Superligës, pasi që më parë ekipi nga Drenasi garonte në një rang më të ulët.
Duke marrë parasysh pikët e tubuara në dhjetë vitet e fundit në Superligën e Kosovës, përkatësisht nga edicioni 2005-06 deri më 2014-15, del se skuadra më e suksesshme është ajo nga kryeqyteti, Prishtina, kurse kampioni aktual, Ferronikeli renditet larg prishtinasve, saktësisht në vendin e pesëmbëdhjetë.
Gjatë kësaj periudhe, Prishtina është shpallur katër herë kampione e Kosovës dhe pesë herë nënkampione, duke krijuar një diferencë të madhe me skuadrat e tjera.
Më së shumti pikë pas Prishtinës ka tubuar skuadra pejane, Besa, kampionja e edicioneve 2005-06 dhe 2006-07, që ka gjithsej 558 pikë, apo 72 pikë më pak se bardhekaltërit.
Vetëm tre skuadra pjesëmarrëse të rregullta!
Interesante është fakti që së bashku me Prishtinën dhe Besën, vetëm skuadra e Drenicës është ajo që ka arritur të jetë pjesëmarrëse e rregullt e Superligës, derisa skuadrat e tjera së paku një edicion nuk kanë qenë pjesë e Superligës, pasi që ose kanë rënë nga Superliga, ose janë inkuadruar më vonë në ‘të. Ky fakt e ka renditur Drenicën si skuadra e katërt më e suksesshme në dhjetë vitet e fundit, kurse para saj më e suksesshme është treguar Trepça ‘89, e cila ka qenë dy herë nënkampione gjatë kësaj periudhe.
Mirëpo kjo renditje paksa mund të ndryshojë në qoftë se merret parasysh mesatarja e pikëve të tubuara nga skuadrat, për aq stinorë sa kanë marrë pjesë në Superligë gjatë këtyre dhjetë viteve.
E kjo llogaritje i shkon përshtati më së shumti Ferronikelit dhe Hajvalisë, dy skuadra të cilat vetëm në tre edicionet e fundit kanë qenë pjesë e Superligës, ndërsa gjatë këtyre tre viteve janë dëshmuar si dy prej skuadrave të forta duke u renditur në pjesën e epërme të renditjes tabelare.
Ferronikeli pas Prishtinës dhe Besës
Me këtë llogaritje, Ferronikeli del si skuadra e tretë, derisa në dy vendet e para renditen përsëri Prishtina dhe Besa, kurse TOP 5-shen e kompletojnë Trepça ‘89 (mesatarisht 49.5 pikë në 9 edicione) dhe Hajvalia (mesatarisht 49.0 pikë në 3 edicione).
Mesatare të mirë ka edhe kampioni i edicionit 2000/01 që tashmë është shuar, Hysi, me mesatare prej 46.4 pikëve në 8 edicione sa ka marrë pjesë, duke i lënë pas skuadrat si Drenica, Vëllaznimi, Kosova e Vushtrrisë etj.
Ndryshe, gjatë dhjetë viteve të fundit në Superligë janë provuar gjithsej 25 skuadra.
Renditja e skuadrave me gjithsej pikë të tubuara në 10 vitet e fundit në Superligë
1 | Prishtina | 630 pikë | Kampion: 2007/08, 2008/09, 2011/12, 2012/13 | |
2 | Besa | 558 pikë | Kampion: 2005/06, 2006/07 | |
3 | Trepça '89 | 446 pikë | ||
4 | Drenica | 443 pikë | ||
5 | Vëllaznimi | 380 pikë | ||
6 | Trepça | 372 pikë | Kampion: 2009/10 | |
7 | Hysi | 371 pikë | Kampion: 2010/11 | |
8 | Kosova Vushtrri | 320 pikë | Kampion: 2013/14 | |
9 | Flamurtari | 269 pikë | ||
10 | Ferizaj | 249 pikë | ||
11 | Drita | 239 pikë | ||
12 | Gjilani | 234 pikë | ||
13 | Liria | 232 pikë | ||
14 | KEK-u | 219 pikë | ||
15 | Ferronikeli | 154 pikë | Kampion: 2014/15 | |
16 | Hajvalia | 147 pikë | ||
17 | Besiana | 145 pikë | ||
18 | Istogu | 75 pikë | ||
19 | 2 Korriku | 70 pikë | ||
20 | Fushë Kosova | 69 pikë | ||
21 | Shqiponja | 58 pikë | ||
22 | Lepenci | 42 pikë | ||
23 | Ballkani | 41 pikë | ||
24 | Ulpiana | 36 pikë | ||
25 | Kosova Prishtinë | 21 pikë |
Renditja e skuadrave me mesatare të pikëve për stinor në 10 vitet e fundit në Superligë
1 | Prishtina | 63.0 pikë | 10 edicione | |
2 | Besa | 55.8 pikë | 10 edicione | |
3 | Ferronikeli | 51.3 pikë | 3 edicione | |
4 | Trepça '89 | 49.5 pikë | 9 edicione | |
5 | Hajvalia | 49.0 pikë | 3 edicione | |
6 | Hysi | 46.4 pikë | 8 edicione | |
7 | Kosova Vushtrri | 45.7 pikë | 7 edicione | |
8 | Flamurtari | 44.8 pikë | 6 edicione | |
9 | Drenica | 44.3 pikë | 10 edicione | |
10 | Vëllaznimi | 42.2 pikë | 9 edicione | |
11 | Lepenci | 42.0 pikë | 1 edicion | |
12 | Trepça | 41.3 pikë | 9 edicione | |
13 | Ballkani | 41.0 pikë | 1 edicion | |
14 | Drita | 39.8 pikë | 6 edicione | |
15 | Gjilani | 39.0 pikë | 6 edicione | |
16 | Liria | 38.6 pikë | 6 edicione | |
17 | Istogu | 37.5 pikë | 2 edicione | |
18 | KEK-u | 36.5 pikë | 6 edicione | |
19 | Besiana | 36.2 pikë | 4 edicione | |
20 | Ulpiana | 36.0 pikë | 1 edicion | |
21 | Ferizaji | 35.5 pikë | 7 edicione | |
22 | 2 Korriku | 35 .0 pikë | 2 edicione | |
23 | Fushë Kosova | 34.5 pikë | 2 edicione | |
24 | Shqiponja | 29.0 pikë | 2 edicione | |
25 | Kosova Prishtinë | 10.5 pikë | 2 edicione |