VICENTE CALDERON

Atletico blen mbrojtësin e Fiorentinës
20 July, 2015 @23:33
Diego Simeone ka reaguar shpejtë për të plotësuar zbrazëtinë në qendër të mbrojtjes me shitjen e Mirandas drejt Interit.
Atletico Madrid ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me qendërmbrojtësin malazez të Fiorentinës, Stefan Savic, 24 vjeç.
Savic kishte depërtuar nga Partizani i Beogradit te Manchester City, për tu stabilizuar te Fiorentina nën urdhërat e Vincenzo Montellas.
Ai është i rregullt në përfaqësuesen malaziase.