GODET PRISHTINA
Prishtina merr sulmuesin e përfaqësueses
8 February, 2016 @18:51
Pas transferimit të futbollistëve të 11-shes së parë të Ferronikelit, Prishtina ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të janarit.
Ekipi bardhekaltër pak më parë ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e përfaqësueses U-21 të Kosovës, Kreshnik Lushtaku.
Lushtaku 21 vjeç ka luajtur për Trepçën’89, Vllazninë e Shkodrës së fundi, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Drenicës.
“Ishte lehtë të përcaktohesha për Prishtinën, pasi që është klubi më i mirë dhe më i madhi në vend. Shpresoj të jap maksimumin tim, të ngritemi në tabelë dhe pse jo, të ndjekim edhe titullin,” ka thënë futbollisti që u lind në Gjermani me të arritur marrëveshjen me bardhekalëtërit, për faqen zyrtare të klubit të tij të ri.