PRISHTINA - LLAPI
Prishtina ndalet përsëri, pika e parë e Llapit
4 October, 2020 @17:00
Në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, Prishtina përsëri nuk ka arritur të fitojë. Kësaj here skuadra më e trofeshme e futbollit kosovar u ndal nga Llapi.
Pas 90 minutave lojë, ndeshja mes skuadrave në fjalë u mbyll 0-0.
Pjesa e parë mes skuadrave kaloi me raste për shënim për të dyja skuadrat, mirëpo portierët Haxho e Nava nuk lejuan që rrjetat të tundën.
E rrjetat nuk u tundën as në pjesën e dytë dhe kështu skuadrat u detyruan të pajtohen me barazim.
Tashmë, Prishtina pas 4 ndeshjeve të zhvilluara ka vetëm 1 fitore, kurse për Llapin kjo ishte pika e parë e fituar sivjet.