CONFERENCE LEAGUE
Prishtina pëson, por kualifikohet
29 July, 2021 @21:54
Edhe pse Prishtina pësoi me rezultat 4-2 ndaj Connah’s Quay Nomads, është kualifikuar në rrethin e tretë të Conference Leagues, falë avantazhit në ndeshjen e parë.
Që në minutën e tretë skuadra vendase kaloi në epërsi me Jamie Insall, derisa Endrit Krasniqi e barazoi rezultatin në minutën e 29’.
Krasniqi shënoi edhe golin e dytë të Prishtinës në minutën e 36’, kurse golat tjera për Connah’s Quay erdhën nga George Horan 47’, Jamie Insall 57’ dhe nga pika e bardhë Callum Morris 82’.
Prishtina e kishte mposhtur në ndeshjen e parë kundërshtarin me rezultat 4-1.
Kampionja e Superligës së Kosovës në rrethin e tretë të Conference League do të takohet me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt.